Milani ka kryer sot seancën e parë stërvitore me në krye trajnerin Stefano Pioli. Ish-tekniku i Interit dhe Fiorentinës ka zgjedhur edhe stafin e tij teknik, të cilët po ashtu kanë qenë prezent në stërvitje. Bonera nuk ka lëvizuar, ndërsa disa fytyra të reja i janë bashkuar stolit kuqezi:
Giacomo Murelli – Asistent
Emiliano Betti – Trajner i portierëve
Daniele Bonera – Trajner teknik
Davide Lucarelli – Trajner teknik
Luca Monguzzi – Trajner i fitnesit
Matteo Osti – Trajner i fitnesit
Roberto Peressutti – Trajner i fitnesit
Gianmarco Pioli – Trajner teknik
Luigi Turci – Trajner i portierëve
Luciano Vulcano – Trajner teknik
Andrea Romeo – Menaxher i skuadrës
Marco Vago – Trajner i fitnesit
Pioli do të ketë detyrën e vështirë të kapërcejë momentin e vështirë që po kalon Milani në këtë fillim sezoni. Shumë tifozë të Milanit janë kundër trajnerit të ri, pasi pretendonin një emër më të madh në krye të pankinës pas shkarkimit të Marco Giampaolos./abcnews.al