“Pini kafe turke dhe çaj sa ta kalojmë virusin”, familja në Vorë ndjek rregullat e vetëizolimit

schedule17:47 - 12 Mars, 2020

schedule 17:47 - 12 Mars, 2020

Bledar Maloku në Kodër-Vorë na për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e koronavirusit ka bërë një mikpritje të pazakontë në shtëpinë e tij. Kur baret dhe restorantet kanë marrë ultimatumin për të kyçur dyert dhe për të mos ofruar shërbime, Bledari e cilëson si masën e duhur vendimin e marrë nga qeveria.

“Tani vetëm kafe turke tek shtëpia, pasi nëse një person që e ka në kafe e marrin dhe të tjerët ndaj është e rëndësishme që të izolohen në shpiat e tyre. Nuk i dihet se si marrin gjërat ne nuk e kemi idenë”, tha kryefamiljari.

Nga koha kur mësoi për mbërritjen e virusit në Shqipëri, bashkë me 5 pjesëtarët e tjerë të familjes vendosi të vetëizolohet duke u përshtatur në një tjetër mënyrë jetese.

“Që në momentin e parë që u shpall dhe deri në një urdhër të dytë nga qeveria do të rrimë këtu”, është shprehur Maloku.

Edhe zonjat e shtëpisë nuk e shohin problem izolimin, ndërkohë që frika është prezente.

Sinkron Bukën e bëjmë vete, erremi me punë shtëpie, punojmë rreth shtëpisë. Kemi frikë por do e përballojmë mirë besoj.

Fëmijët e kanë të panjohur frikën për koronavirusin, por mungesën e shkollës po e shijojnë në shtëpi. Në periferi të kryeqytetit, qytetarët kanë bindjen se klima dhe ushqimet e shëndetshme i bëjnë të jenë me imunitet më të fortë përballë koronavirusin, ndonëse rreziku për shpejtësinë e përhapjes i ka bërë të marrin menjëherë masa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!