Pini disa kafe në ditë? Bëni këtë veprim nëse doni të qëndroni të shëndetshëm

schedule11:14 - 20 Shkurt, 2022

schedule 11:14 - 20 Shkurt, 2022

Kafeja preferohet nga shumë njerëz por ajo që nuk dinë është se çon në dehidratim të trupit. Përveç kësaj, mund të sjellë probleme me dhëmbët, por edhe presionin e gjakut, ndaj duhet të keni kujdes kur bëhet fjalë për sasitë ditore. Shpëtimi i vërtetë pas kafesë është një gotë ujë.

Kafeja ka një efekt të fortë diuretik, gjë që çon në dehidratim të trupit, kështu që shpesh pas pirjes së një filxhani kafeje mund të shfaqen marramendje të lehta, si dhe dridhje të duarve. Për t’u mbrojtur nga pasojat e pakëndshme, mjafton të pini një gotë ujë pas kafesë.

Pasi të keni pirë një gotë ujë pas kafesë, do të rivendosni ekuilibrin e ujit në trup dhe do të zvogëloni rrezikun e dehidrimit. Së dyti, kafeja është e pasur me ngjyra bimore që mund të ndryshojnë ngjyrën e smaltit të dhëmbëve, veçanërisht me konsumimin e shpeshtë dhe të përditshëm.

Përsëri, uji vjen në shpëtim. Duke shpëlarë llumin e kafesë me ujë, ne parandalojmë ndërveprimin midis acideve të kafesë dhe smaltit të dhëmbëve. Në të njëjtën kohë, nuk duhet t’i lani dhëmbët menjëherë pas kafesë pasi mund të rrezikojë edhe shëndetin e dhëmbëve tuaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!