Pinë lëng portokalli të skaduar, humbin jetën 10 persona në Nigeri

schedule12:39 - 16 Prill, 2021

schedule 12:39 - 16 Prill, 2021

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë shtruar në spital pasi pinë lëng portokalli të skaduar në Nigeri.

Pijet e prodhuara në vend zakonisht blihen me shumicë nga dyqanet lokale ose shitësit e rrugës dhe përgatiten duke shtuar ujë. Në një video mesazh, Aminu Ibrahim Tsanyawa, komisioneri i shëndetit në Kano, tha se më shumë se 400 njerëz  ishin sëmurë pasi kishin konsumuar lëng portokalli të skaduar.

Simptomat e pacientëve përfshijnë të vjella, diarre dhe gjak në urinë. Disa kanë raportuar gjithashtu se kanë marramendje.

Hetimet ende vazhdojnë ndërsa qeveria i ka kërkuar popullit që të kontrollojë datat e skadencës. Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse uji i ndotur në përgatitjen e pijeve mund të jetë një shkak për ngjarjen e rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!