Pilotja 19-vjeçare që synon të udhëtojë nëpër botë e vetme

schedule14:15 - 27 Korrik, 2021

schedule 14:15 - 27 Korrik, 2021

Shumë studentë shpresojnë të udhëtojnë nëpër botë por jo shumë duan të fluturojnë rreth sa me aeroplanin e tyre. 19-vjeçarja Zara Rutherford, prindërit e së cilës janë të dy pilotë, synon të bëhet gruaja më e re që fluturon e vetme në planet.

Ajo filloi stërvitjen kur ishte 14 vjeç dhe mori licencën e pilotit në 2020-ën. Rutherford, e cila jeton në Belgjikë, do të nisë me avionin e saj ultra të lehtë Shark më 11 Gusht. Ajo shpreson që të jetë një frymëaim për shumë vajza dhe të ndjekin hapat e saj.

Zara Rutherford së bashku me një aeroplan ultra të lehtë të Shark në fushën aeroportuale të Popham në Winchester, Hampshire.

Zara do ta financojë vetë udhëtimin, me ndihmën e një sponsori dhe shpreson që të përfundojë në rreth dy ose tre muaj.”Sfida më e madhe do të jenë vendet e largëta si Rusia veriore ose Grenlanda – nuk ka shumë njerëz që jetojnë atje kështu që nëse diçka shkon keq, do të isha në një situatë pak të vështirë.”, tha ajo.

Zara Rutherford me prindërit dhe vëllain e saj

/abcnews.al