“Piloti” u vra me 7 plumba brenda Audit, djali i tij aksidentohet rrugës për në vendngjarje

schedule10:45 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 10:45 - 10 Dhjetor, 2021

Një prej djemve të biznesmenit Rakip Roli që u ekzekutua mëngjesin e sotëm me breshëri plumbash në Sanxhak të Laçit ka pësuar aksident rrugës për në vendin e ngjarjes. Burime bëjnë me dije për ABC se ai është përplasur me një shtyllë, por pa pasoja për jetën.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se 7 nga plumbat e qitura nga kallashnikovi kanë prekur viktimën duke i shkaktuar vdekjen. Në momentin e atentatit Roli ka humbur kontrollin duke përplasur nga pas një automjet tip Benz.

Shiko edhe: PAMJET/ Ekzekutorët u siguruan që “Piloti” të mos mbetej gjallë, Audi “shoshë” nga plumbat

Autorët të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona që ecnin në këmbë, i kanë dalë para “Audit” të biznesmenit dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të tij. Makina është bërë shoshë nga plumbat.

Vetë Roli rezulton i përfshirë në një ngjarje të disa viteve më parë ku bashkë me një person tjetër kanë rrahur një 22-vjeçar, Ndërkohë që edhe tre djemtë e tij Emiljan, Sokol dhe Isuf Roli  të maskuar kanë rrahur brutalisht një person në Sanxhak. Një nga djemtë e tij rezulton i dënuar jashtë vendit. Pista kryesore për policinë është një konflikt që Rolët kishin pasur kohët e fundit me një person në Sanxhak.

Rakip Roli njiihej edhe me emrin “Pilot” dhe kishte disa biznese në zonën e Laçit. Rreth dy orë pas vrasjes që ka tronditur Laçin policia nuk ka asnjë gjurmë nga autorët. Në ndihmë të policisë vendore, kanë shkuar për përforcim edhe grupet e FNSH nga Tirana. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!