Kompania ajrore Ryanair ka anuluar me qindra fluturime si pasojë e grevës së pilotëve nga 5 vende të ndryshme europiane. Kompania i ka kërkuar sindikatave të vijojnë negociatat për të kuptuar qartë kërkesat e pilotëve.
E premte e zezë për kompaninë ajrore Ryanair. Në kulm të sezonit veror, pilotë e pesë vendeve europiane Belgjikë, Suedi, Irlandë, Gjermani dhe Holandë kanë hyrë në grevë duke detyruar kompaninë ajrore lou – kost që të anulojë me qindra fluturime. Gjithësesi sipas të dhënave të funditë të publikuara nga vetë kompania më shumë se 2 mijë fkuturime në program, do të realizohen.
Me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare kompania i ka kërkuar falje klientëve të përfshirë në këtë situatë, ku fluturimet janë ndërprerë pa asnjë justifikim. Gjithashtu i është bërë apel sindikatave që të vijojnë negociatat për të kuptuar më qartë kërkesat e pilotëve. Greva do të zgjasë 24 orë. /abcnews.al