Pilafi që mban ujë pafund!

schedule11:07 - 17 Qershor, 2022

schedule 11:07 - 17 Qershor, 2022

Duke krahasuar situatat, ato të djeshmet kur shqiptarët kanë protestuar fuqishëm, me këtë të sotmen kur protestat janë të brishta si fije bari, mbërrij në përfundimin se protesta pa opozitë të fortë, nuk mund të bëhen. Nëse qytetarët do të ndodheshin në këtë situatë në kohët kur vendi kishte opozitë, protestat do të ishin gjiganteske.

Përse nuk protestojnë masivisht shqiptarët sot?

A mos vallë gjendja e përgjithshme ekonomike nuk është aq e rëndë sa thonë?

A mos vallë u mjafton individëve shfryrja e tyre në rrjetet sociale?

Mund të qëndrojnë këto, mbase edhe të tjera si këto, por kryesorja është mungesa e një opozite me qëllim, njerëz, energji dhe plane reale për të sjellë ndryshim, lexo përmirësim.

Kjo sepse një njeri që proteston, kërkon që energjia e protestës së tij të konvergojë në sinergji me atë të shumë të tjerëve. Ai që proteston, i delegon fuqi dhe përgjegjësi atij që merr përsipër aksionin politik që lind nga protesta.

Për momentin nuk kemi opozitë.

Në Azerbajxhan po gatuhet ndonjë gjë e madhe, lexova diku. Mbase, uroj të jetë vërtetë e madhe, por me siguri do thonë se kjo gjellë mban era ‘non-grata’! /abcnews.al