Piktura shkëmbore e Lepenicës, një vepër origjinale/ Arkeologu: Trashëgimi, të mos dëmtohet

schedule11:33 - 19 Mars, 2025

schedule 11:33 - 19 Mars, 2025

“Piktura shkëmbore e shpellës së shkruar në Lepenicë është vepër origjinale”, është shprehur gjatë intervistës në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, arkeologu Kriledjan Çipa.

Ai u shpreh më tej se dokumentimi dhe studimi i pikturës është bërë në vitin 1984.

Ndërkohë, të dhënat e mbledhura mundësuar rindërtimin e evolucionit mjedisor të zonës

“Një nga dyshimet që kemi është se mund të ketë funksionuar edhe si vend i shenjtë. Në qendër të kompozimit është njeriu, pra në qendër të saj ka interpretimin njerëzor. Është e vështirë të kuptohen kuptimi i figurat gjoemetrike. Në bëjmë një apel që njerëzit të mos shkojnë për të vendosur mbishkrime apo emra sepse dëmtojnë në mënyrë të parikuperueshme trashëgiminë tonë kulturore. Duhet të ketë një mbrojtje edhe nga vetë komuniteti që janë të vetëdijshëm për rëndësinë e saj, por edhe strukturat ligjore duhet t’i mbrojnë. Ndodhet në territorin e fshatit Lepenicë dhe mund të shkohet me automjet pranë shpellës së Lepenicës, dhe më pas duhet ecje 10 metra në këmbë. Ka një interes për t’u vizituar edhe nga turistët”, tregoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!