Një pikturë e artistes meksikane, Frida Kahlo, është shitur për një çmim rekord prej 34.9 milionë dollarësh në shtëpinë e ankandeve “Sotheby” në Nju Jork.
Piktura u ble nga Eduardo F. Cosantini, i cili ka hapur një muze në Argjentinë. “Diego y Yo” e artistes meksikane ishte një ndër autoportretet e fundit të saj. Në pikturë paraqitet piktorja me lot dhe bashkëshorti i pikturuar në ballin e saj.
Sipas BBC, rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga artisti Diego Rivera, vepra e të cilit ishte shitur për 9.76 milionë dollarë në vitin 2018.
Frida Kahlo ka jetuar nga viti 1907 deri në vitin 1954. Ka vdekur në moshën 47-vjeçare në Mexico City. Ajo vlerësohet gjerësisht si njëra ndër piktoret më të mëdha të shekullit XX. Kahlo u bë e famshme me autoportretet e saj, ku pasqyrohen dhimbja e izolimi./abcnews.al