Piktori dhe pedagogu Ardian Isufi në Refleksione: Edhe artisti është kafshë politike

schedule21:10 - 23 Shkurt, 2021

schedule 21:10 - 23 Shkurt, 2021

Ardian Isufi, piktor dhe pedagog i arteve të bukura deklaroi sonte se edhe artisti është kafshë politike.

I ftuar në emisionin “Refleksione”, Isufi theksoi se Kjo është një lloj metafore por duhet të kuptohet elementi i kafshës politike.

Pedagogu deklaroi se post-modernizmi i ka dhënë më shumë mjete artistit për tu shprehur.

I nxitur nga një prononcim i analistit Fatos Lubonja, Isufi na sqaron se në shekullin e XXI post-modernizmi i ka dhënë më shumë mjete artistit për t’u shprehur.

Edhe artisti është në një fare mënyre kafshe politike. Kjo është një lloj metafore sepse në përgjithësi publiku  shqiptar merret si një fjalë direkte, por duhet të kuptohet elementi i kafshës politike,që edhe artisti si çdo qenie humane merr dhe jep nga fushat realitete të cilat i jeton në mënyrë direkte ose indirekte dhe të gjithë këto i merr dhe i përkufizon në artin e tij.

Të gjitha këto marrin kuptim në shekullin e 21 ashtu si në shekullin e 20, ku post-modernizmi i ka dhënë më shumë mjete artistit për tu shprehur. Normalisht edhe teknologjia ka ndikuar shumë. Telefoni na është bërë si një ind i vetes sonë. Virtualiteti i cili në vija të përgjithshme e gjeti veten të papërgatitur ka krijuar dritë hijet e veta.

Përsa i përket elementit të artistit, sot ai nuk ka atë prerje siç ka qenë në fillim të shekullit të 20. Pra nuk është më ai bohemi i shekullit të 20 në kuptimin social, por kemi të bëjmë me një bohem i cili është i lidhur informacionin me shumë çështje e detaje të vogla të cilat janë të lidhura me strukturën njerëzore përballë institucioneve, përballë shtetit, publikut dhe vetvetes,” deklaroi mes të tjerash në “Refleksione”, pedagogu Ardian Isufi. /abcnews.al