Piknik dhe shëtitje në kopshtin e Pallatit Buckingham, mbretëresha hap dyert për vizitorët

schedule14:41 - 8 Prill, 2021

schedule 14:41 - 8 Prill, 2021

Mbretëresha Elizabeth II ka hapur dyert e Pallatit Buckingham duke lejuar qytetarët të shëtisin dhe bëjnë piknik në parkun e madh të gjelbërt.

Është hera e parë në histori që ndodh një gjë e tillë, dhe do të zgjasë nga korriku në shtator.

Kopshtet prej 39 hektarësh të pallatit ku është rezidenca zyrtare e Mbretëreshës në Londër, do të lejojë vizitorët të vizitojnë kopshtet dhe lëndinat duke paguar.

Dizajni aktual i peizazhit daton që nga vitet 1820, dhe vizitorët më në fund do të kenë mundësi të shijojnë florën dhe faunën e pallatit./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!