Milani është para një udhëkryqi, sa i takon të ardhmes së tre lojtarëve. I pari në listë është portieri Gianluigi Donnarumma, të cili i përfundon kontrata në qershor të vitit 2020. Kuqezinjtë deri më tani kanë tentuar të rinovojnë, por nuk do të jetë diçka e lehtë këtë herë.
Portieri mund të transferohet në shumë klube të mëdha dhe agjenti Mino Raiola po punon. Ai kërkon që klienti i tij të jetë në një klub ku mund të fitojë trofe dhe Milani nuk ia mundëson tani. Kuqezinjtë janë para një vendimi të vështirë dhe shitja e portierit duket skenari më i mirë. Në asnjë mënyrë një nga lojtarët më të vlefshëm të klubit nuk mund të humbet me parametra zero.
Situatë e njëjtë edhe me mbrojtësin Alessio Romagnoli. Ai mban shiritin e kapitenit dhe momentalisht përfiton 3.5 milionë euro në sezon. Në Itali prej kohës po qarkulloni plani i ri i kuqezinjve, që duan të vendosin një taban pagash që kap vlerën maksimale, 2.5 milion.
Romagnoli e kalon atë, por mund të bëhet ndonjë përjashtim. Ndryshe do të duhet të shitet dhe Milani do dilte me fitim, pasi e ka blerë atë për 25 milion euro te Roma në vitin 2015. Nëse ndodh kjo, atëherë mbrojtja duhet ribërë.
Pikëpyetja tjetër është Zaltan Ibrahimovic, i cili u rikthye te Milani falë këmbënguljes së Zvonomir Boban dhe Paolo Maldini. I pari është larguar nga klubi, i dyti është drejt asaj rruge. Suedezi mund edhe ta mbyllë me futbollin e luajtur, por kur bëhet fjalë për të, është e pamundur të parashikosh diçka. /abcnews.al