Pikë e kontratës, Benzema i lirë të largohet nga Real Madridi verën e ardhshme

schedule19:14 - 7 Shtator, 2021

schedule 19:14 - 7 Shtator, 2021

Edhe pse kohët e fundit ka rinovuar kontratën e tij me Real Madridin, Benzema do të kishte një premtim nga Florentino Perez dhe bordi, që verën e ardhshme lojtari mund të ndërrojë skuadër lehtë dhe pa u penguar nga klubi.

Pavarësisht kontratës së re, francezi e di se rëndësia e tij do të bjerë me nënshkrimet e Kylian Mbappe dhe Haaland, kështu që në moshën 33 vjeçare, ai nuk e përjashton mundësinë që mund të mos jetë më titullar.

Destinacioni  i ri që po i kalon nëpër kokë është kthimi të Olympique Lyon për të luajtur vitet e fundit të karrierës sportive.

Kjo do të thotë se klauzola prej 1 bilion eurosh do të bëhej e padobishme në rast  se francezi do të pranonte të kthehej në Francë, një operacion i ngjashëm më atë të Xabi Alonso, i cili u lejua të largohej te Bayern Munchen për 10 milion euro.

Lyon ka shprehur gjithmonë dëshirën për të rimarrë “djalin” e tyre  dhe sipas burimeve, vera 2022 është një datë kyçe për të arritur atë që do ishtë një nga nënshkrimet e yjeve për ekipin e Ligue 1.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!