“Pija qetësues deri në finalen e Champions”, Lautaro tregon problemet që kaloi

schedule20:56 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 20:56 - 8 Dhjetor, 2023

Lautaro Martinez kujton për mediat italiane periudhën e problemeve që ka përjetuar mes Kupës së Botës në Katar dhe gjysmës së sezonit të kaluar për shkak të dhimbjeve me kyçin e këmbës.

Argjentinasi theksoi se iu desh që të luante me qetësues, pasi në atë periudhë tek Interi ishin të dëmtuar edhe Lukaku me Correan.

“Kam luajtur muajt e parë në kampionat me një problem në kyçin e këmbës. Nuk doja të ndalesha sepse në atë periudhë u lënduan edhe Lukaku dhe Correa tek Interi. Mbeta vetëm unë si sulmues dhe kam luajtur duke marrë pilula deri pak para finales së Champions League, madje edhe në finale mora ilaçe që të mund të luaja”, theksoi ai./ h.ll/abcnewss.al