“Pija alkool derisa të më binte të fikët”, Rooney bën rrëfimin shokues

schedule09:37 - 8 Nëntor, 2023

schedule 09:37 - 8 Nëntor, 2023

Wayne Rooney ka bërë një rrëfim shokues si i ftuar në një podcast të organizuar nga Rob Burrow, një ish-lojtar i ragbyt.

Legjenda angleze ka zbuluar se që në fillim të karrierës së tij kishte probleme me faktin se ishte i famshëm.

“Në një moment u tërhoqa në vetvete, u mbylla në shtëpi për disa ditë. Kur isha në të 20-at e mia, alkooli më relaksonte, piva derisa më ra të fikët”, bëri të ditur trajneri i ri i Birminghamit.
Rooney hyri në futbollin profesionist në moshën 16-vjeçare si lojtar i Evertonit, ai u bë anëtar i kombëtares së Anglisë në moshën 17-vjeçare dhe u transferua në Manchester United në moshën 18-vjeçare. Në United, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

“Unë nuk shoqërohesha shumë me njerëz të tjerë në atë kohë, më vinte turp. Më dukej sikur i zhgënjeva të gjithë rreth meje, nuk dija si ta përballoja”, ka vazhduar Rooney me rrëfimin e tij.

“Nëse nuk e pranon ndihmën dhe këshilla të të tjerëve, shumë lehtë e gjen veten në një situatë ku arrini fundin. Kështu më ndodhi mua në ato pak vite. Për fat të mirë sot nuk kam më frikë të flas për problemet që më shqetësojnë”, përfundoi Rooney./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!