Ederson ndez sfidën: Pickford s’donte ta dëmtonte Van Dijk, e harruat ç’më bëri Mane

schedule09:36 - 7 Nëntor, 2020

schedule 09:36 - 7 Nëntor, 2020

Portieri i Manchester City, Ederson, ka reaguar mbi ndërhyrjen e Pickford ndaj Van Dijk. Fjalët e gardianit të “Qytetarëve” vijnë pikërisht një ditë para duelit me Liverpool, ku të besuarit e Pep Guardiolës do të tentojnë fitoren për t’u rikthyer në kreun e renditjes.

Braziliani deklaron se ndërhyrja e portierit të Everton nuk ishte e qëllimshme si dhe rikujton ngjarjen që i ka ndodhur me Sadio Manen. “Unë nuk mendoj se ndonjë lojtar hyn në fushë me qëllimin për të dëmtuar kundërshtarin. Shpesh herë ke vetëm një sekondë kohë për të marrë një vendim.

Fatkeqësisht, Pickford bëri atë ndërhyrje ndaj Van Dijk dhe të gjithë e dimë se si shkoi. Dëmtimet janë pjesë e futbollit dhe mund të na ndodhin të gjithëve. E përsëris, nuk mendoj se Jordan kërkonte ta dëmtonte Virgil. Është pak a shumë e njëjta situatë mes meje dhe Manes, i cili nuk kishe për qëllim të më dëmtonte”, rikujton Ederson.

Para dy sezonesh në një përballje mes tyre, senegalezi i Liverpool ndërhyri shumë ashpër ndaj portierit të City. Goditja ishte shumë e fortë në fytyrë, aq sa 27-vjeçarit kishte nevojë për oksigjen dhe doli me barelë nga fusha e lojës. Ndërsa Mane u ndëshkua menjëherë me kartonin e kuq, pas asaj ndërhyrje të ashpër në fytyrën e brazilianit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!