Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pica, kafe dhe bombardime: Jeta në Kiev pas një muaji luftë

schedule15:17 - 30 Mars, 2022

schedule 15:17 - 30 Mars, 2022

Oleksiy Sorokin, redaktori politik i Kyiv Independent, thotë se banorët në kryeqytetin ukrainas po përpiqen të kthehen në normalitet sa më shumë që të jetë e mundur, pavarësisht zhurmave të luftimeve vetëm 20-30 km në veri-perëndim të qytetit.

“Çdo natë ne shkojmë të flemë dhe dëgjojmë mbrojtjen ajrore ukrainase dhe artilerinë ruse…qyteti duket si një kështjellë. Ndërkohë disa hanë pica dhe pinë një kafe”, tha ai për BBC nga Kievi.

“Dje vizitova miqtë e mi që jetojnë në perëndim të Kievit. Mund të dëgjohej çdo e shtënë”, tha ai.

Sorokin u shpreh se ukrainasit nuk i besojnë Rusisë, por ka shenja se ata po tërhiqen nga rajoni. “Morali mbetet shumë i lartë mes ukrainasve”, shtoi ai.

I pyetur për propozimin e paqes të Ukrainës, ai tha se shumë ukrainas e kuptojnë se vendi nuk do të mund të bashkohej me NATO-n në të ardhmen e afërt.

Por gazetari theksoi se ka shqetësime rreth sugjerimeve se qeveria mund të jetë gati të ngrijë bisedimet për kontrollin e rajoneve të Donbasit dhe Krimesë. “Kjo është ajo nga e cila kanë frikë shumë njerëz, veçanërisht këtu në Kiev,” tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!