Pica italiane apo Ukraina si Çernobili, TV korean tallet dhe më pas kërkon falje

schedule15:16 - 24 Korrik, 2021

schedule 15:16 - 24 Korrik, 2021

Dje u zhvillua ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, që u transmetua në gjithë globin. Shuarja e flakës olimpike sinjalizoi nisjen e garave dhe dueleve.

204 shtete marrin pjesë në Olimpiadë, teksa numri i atletëve shkon në 11.238, të cilët do të garojnë në 33 sporte dhe 50 kategori të ndryshme.

Në Korenë e Jugut nuk ka munguar ironia gjatë transmetimit “live” të ceremonisë së hapjes. Komentatorët kanë përdorur fjalët pica për delegacionin olimpik italian.

Parakalimi i skuadrës ukrainase u shoqërua me Çernobilin, ndërsa Norvegjinë e lidhën me peshkun e salmonit, ushqimi kryesor i dietës së vendit viking.

Ironia dhe tallja nuk mungon as për Ishujt Marshall, shteti në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor, të cilin koreanët e cilësuan: “Vendi ku Shtetet e Bashkuara kryejnë prova bërthamore”.

Transmetuesi Mbc u ka kërkuar falje vendeve të përmendura për krahasimet e përdorura me anë të një reagimi zyrtar: “Fraza dhe imazhe të papërshtatshme. Ne u kërkojmë falje këtyre vendeve dhe shikuesve tanë“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!