Piatek: Milan solid, po rikthehemi. Kriza? Ju tregoj shkakun

schedule13:09 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 13:09 - 9 Dhjetor, 2019

Milan arriti një fitore shumë të rëndësishme dje në transfertën e Bolognas, duke arritur fitoren e dytë radhazi. Sulmuesi kuqezi, Krzysztof Piatek, ishte një nga protagonistët e ndeshjes, ku fitoi një penallti në pjesën e parë, të cilën e ktheu në gol po vetë ai.

”Ndjehem më mirë tani. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë të gjithë, çka është shumë e rëndësishme pasi tregon se jemi një ekip i konsoliduar. Tashmë po ngjitemi dhe në renditje, kjo ka rëndësi,” tregon sulmuesi polak për ‘Sky Sport Italia’.

”Po i marrim ndeshjet një nga një. Në çdo ndeshje futemi për tre pikët, pra synimet tona janë maksimale. Unë jam rritur shumë fizikisht, pasi në fillimin e sezonit kisha vështirësi. Nuk e di pse kisha disa probleme në fazën përgatitore, por tani jam shumë më mirë,” mbyll Piatek. /abcnews.al