Janë zhvilluar vetëm 6 gara, por përfundimi mund të merret me mend. Meklaren është rikthyer dominuese në Formula 1, madje jo me një pilot, por me të dy.
Oskar Piastri dhe Lando Norris nuk u lanë asnjë shans rivalëve në Çmimin e Madh të Majemit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke zënë dy vendet e para.
Edhe pse kampioni I botës, Maks Verstapen, ishte I pari në nisje, makina e tij Red Bull nuk mundi t’i garantonte suksesin si dikur.
Piastri e parakaloi pasi provoi dy-tri herë, dhe pasi e pati të vështirë. Gjithsesi, me të marrë kryesimin ai nuk u arrit dot më.
Edhe Norris e përfundoi garën shumë mirë, ndonëse humbi disa pozicione që në start, duke përfunduar I gjashti.
Me klas dhe falë Meklarenit tepër të shpejtë kaloi radhazi gjithë çfarë pati para vetes, si Verstapen, Rasëll apo Lëklerk, ndonëse jo shokun e ekipit.
Jo vetëm kaq, por diferenca me skuadrat e tjera ishte e frikshme.
Nëse dy pilotët e makinës angleze nuk ishin larg nga njëri-tjetri, Rasëll mbeti mbi 37 sekonda pas, ndërsa Verstapen gati 40 sekonda.
Piastri kryeson renditjen e kampionatit botëror të Formula 1 me 131 pikë ndaj 115 të Norrisit, e holandezi kampion është I treti me 99 pikë.