Pianisti shqiptar vlerësohet me çmim në Gjermani, zbulon lidhjen me Tefta Tashko Koçon

schedule08:56 - 2 Nëntor, 2021

schedule 08:56 - 2 Nëntor, 2021

Kostandin Tashko është pianisti shqiptar që jeton dhe ushtron profesionin e tij në Trieste, Itali.

Ai ka përfunduar studimet master në Konservatorin e Muzikës “Giuseppe Tartini” dhe është vlerësuar nga shumë juri kombëtare dhe ndërkombëtare për talentin e tij. Së fundmi, Tashko ka zënë vendin e 2-të në Konkursin Ndërkombëtar të Pianistëve “Palma D’oro”- Finale Ligure dhe ka fituar çmimin Recital si dhe të Publikut në qytetin e Donzdorf, pasi performoi koncertin “Mozart K415”.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Kostandini foli për konkurset që ka qenë pjesëmarrës. Sakaq, tregoi dhe lidhjen që ka me artisten e madhe Tefta Tashko-Koço.

“Jo të gjitha konkurset janë njësoj, emocionet janë ndryshe. Ka dallime me konkurseve te raundet. Po kryesisht nivelet e bëjnë dallimet dhe konkurentët pjesëmarrës.

Fillimisht mamaja ma ka imponuar se ka qenë mësuese solfezhit. Edhe tani ndihem shumë i lumtur për këtë rrugë që kam marrë.

Shumica e konkurseve e kanë të përcaktuar programin dhe zakonisht bëhet në disiplinë. Unë jam shumë i lumtur në këtë akademi pianoje dhe jam me profesorët më të mirë në botë këtu në Itali.

Historia e familjes sime flet prej shumë vite, ka qenë motra e gjyshit tim, kemi pasur edhe shumë artistë si i madhi Artur Tashko. Shpresoj ta ndjekë traditën e familjes”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!