Autoritetet e Koresë së Jugut pohuan të enjten se një balonë me mbeturina nga Koreja e Veriut u ul në kompleksin presidencial në kryeqytetin Seul. Sipas zyrës presidenciale, balona shpërtheu në ajër dhe mbeturinat e saj u shpërndanë në ambientet e zyrës presidenciale.
“Pas një kontrolli sigurie, shërbimi ka grumbulluar sendet e rëna pasi ka konfirmuar se nuk përmbanin rrezik”, njoftuan autoritetet. “Shërbimi po monitoron situatën në bashkëpunim me Shefat e Përbashkët të Shtabit.”
Kjo është hera e dytë që Koreja e Veriut dërgon balona me mbeturina drejt kompleksit të zyrës presidenciale të Koresë së Jugut.