Pfizer: Rezultate premtuese, pilula anti Covid 90 % efektive

schedule14:14 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 14:14 - 14 Dhjetor, 2021

Kompania farmaceutike Pfizer  këtë të martë në deklaratën e saj të fundit ka bërë me dije se pilula eksperimentale që ka zhvilluar kundër COVID-19, duket se është efektive ndaj variantit të ri, Omicron.

Bazuar në të dhënat e fundit kompania ka thënë se rezultatet e plota të studimit të pilulës kanë dhënë rezultatet e para premtuese kundër koronavirusit. Në këtë studim eksperimental janë bërë pjesë 2,250 persona, ku rezulto se pilula ka zvogëluar edhe hospitalizimet dhe vdekjet për rreth 89 për qind në mesin e personave me rrezik të lartë të popullsisë së rritur, pasi ata kishin marrë pilulën pak kohë pasi kishin pasur simptomat e para të sëmundjes COVID-19.

Ndërkohë testet laboratorike kanë treguar se pilula ruan fuqinë e saj ndaj variantit Omicron. Pfizer ka testuar ilaçin antiviral duke përdorur proteina kyçe që Omicroni përdor për t’u riprodhuar.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqim dhe Ilaçe pritet që së shpejti të marrë vendim për autorizim ose jo të përdorimit të pilulës së prodhuar nga Pfizer, apo të asaj të prodhuar nga Merck. Nëse njëra nga këto dy pilula marrin miratimin, atëherë amerikanët e infektuar me koronavirus, do të mund ta blejnë atë në farmaci dhe të mjekohen në shtëpi.

Ndërkaq kujtojmë se muajin e kaluar, kompania Merck tha se pilula që ka zhvilluar, zvogëlonte numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve deri në 30 për qind te personat në moshë madhore, që bëjnë pjesë në kategorinë me rrezik të lartë.

Të dy kompanitë fillimisht kishin bërë studime të pilulave të tyre të personat në moshë madhore, por që ishin të pavaksinuar, pasi kjo kategori konsiderohet se është në rrezik më të lartë nga COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!