Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pezullohet puna në kompani, naftëtarët e Ballshit në protestë: Kemi 3 muaj pa rroga

schedule14:55 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 14:55 - 16 Dhjetor, 2019

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë. Për momentin ata kanë mbetur pa punë dhe  kërkojnë pagat e prapambetura.

Puna në uzinë është pezulluar për shkak të mungesës së naftës bruto. Ndërsa veç mungesës së 3 pagave ata thonë se nuk ju janë paguar as sigurimet dhe kjo i privon për të marrë shërbime shëndetësore falas.

“U mblodhëm në datën 26 që gjoja do vinim në Tiranë, pastaj ra fatkeqësia dhe fatkeqësia e tyre na ka rënë edhe neve. Ketu janë tre qytete, Ballsh Fier Patos, nuk marrim dot ilaçet sidoms ne që i marrim me rimbursim”, shprehet një prej tyre

Mësohet se puna në këtë uzinë është ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve mes administratorëve me kompaninë që I furnizon me naftë bruto.

Nafta bruto eksporohet nga Bankers Petroleum. Një muaj më parë Autoriteti i Konkurencës mbylli hetimin duke detyruar Bankers të furnizojë uzinën me lëndën e parë por kjo ende nuk ndodhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!