Pezullohet numërimi i votave në KZAZ nr. 23 të shkolla e muzikës “Jan Kukuzeli”. Pezullimi i procesit është bërë me kërkesë të anëtarëve të grupeve të numërimit.
Shkak është bërë një kuti ku zyrtarisht ishin 314 vota, por realisht në kuti janë numëruar 315 fletë votimi.
Sipas anëtarëve të grupeve të numërimit bëhet fjalë për një vepër penale dhe për këtë ata kanë dërguar ankesë tek komisioneri i KQZ.
Dokumentet e mëposhtme janë dorëzuar së bashku me ankesën në fjalë.