Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës

schedule12:41 - 22 Janar, 2019

schedule 12:41 - 22 Janar, 2019

Drejtori i burgut të Rrogozhinës Ibrahim Bejo është pezulluar nga detyra në zbatim të një vendimi të marrë nga Gjykata e Kavajës. Kjo gjykatë kishte vendosur masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për Bejon, pasi prokuroria pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Kavajë ka nisur një procedim penal ndaj tij, për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “futje të sendeve të ndaluara në burg”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!