Pezullohet gazetari që do të moderonte debatin Trump-Biden

schedule09:00 - 16 Tetor, 2020

schedule 09:00 - 16 Tetor, 2020

Rrjeti televiziv në SHBA, C-SPAN ka pezulluar redaktorin e tij politik pasi gënjeu për llogarinë e tij në Twitter që u hakua javën e kaluar.

Steve Scully, i përgatitur për të moderuar debatin presidencial Biden-Trump të kësaj jave para se të anulohej, kërkonte këshilla nga një ish-këshilltar i Trump.

Kur shkëmbimi nxiti polemikë, Scully sugjeroi që ai ishte hakuar. Në një deklaratë gazetari u kërkoi falje kolegëve. “Unë kërkoj faljen e tyre,” shkroi ai.

Lajmi vjen në të njëjtën ditë që gazetari politik ishte planifikuar të moderonte debatin e dytë midis Presidentit Donald Trump dhe Joe Biden. Ngjarja u anulua javën e kaluar pasi presidenti refuzoi të merrte pjesë praktikisht pas diagnozës së tij Covid-19. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!