Pezullimi i ushtrimit të detyrës, Armand Duka në gjykatë të premten

schedule12:38 - 2 Mars, 2022

schedule 12:38 - 2 Mars, 2022

Zgjedhjet për President të FSHF-së, që ishin parashikuar të mbaheshin ditën e sotme më 2 mars, janë shtyrë më 15 mars ora 10:00, për shkak të padive të ngritura dhe vendimeve të marra më pas nga Gjykata e Tiranës.

E ndërsa zgjedhjet u shtynë, Armando Duka vazhdon “përplasjen” e tij me gjykatat dhe ditën e premte, më 4 mars, sikurse mëson ABC, kreu i FSHF-së do të paraqitet në Gjykatën Penale të Tiranës. Orari mbetet të përcaktohet.

Tri ditë më parë, Gjykata penale e Tiranës vendosi të pezullojë ushtrimin e detyrës kreun e FSHF, Armand Dukën, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare rë Futbollit, Ilir Shulkun.

Ata po hetohen me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit. Vendimi u mor nga gjyqtari Artan Gjermeni. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!