“Pezullimi i llogarisë së Trump-it , vendim politik”, Musk: Ish-presidenti nuk ka shkelur rregullat në Twitter

schedule14:42 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 14:42 - 13 Dhjetor, 2022

Vendimi për pezullimin e llogarisë së ish-presidentit Trump në Tëitter ishte i motivuar politikisht. Ky ishte qëndrimi që mbajti pronari i gjigandit të rrjeteve sociale Elon Musk.

Multimiliarderi në një postim në Twitter sugjeroi se ish-presidenti nuk ka shkelur në asnjë moment rregullat dhe se vendimi e mbylljes së llogarisë ishte ndërmarrë nga “punonjësit aktivistë”.

“Nën presionin e qindra punonjësve aktivistë, Twitter pezulloi Trump, një president në detyrë i SHBA-së, edhe pse ata vetë e pranojnë se ai nuk ka shkelur rregullat.”

Këto komente multimiliarderi i bëri pas publikimit të një seri dokumentesh të brendshme të Twitter-it, që tregojnë debatet e brendshme mes punonjësve të kompanisë, përpara se të merret vendimi për të hequr llogarinë e presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Debati kishte në fokus një gjë: i ka shkelur apo jo Trump politikat e rrjetit social që ndalojnë nxitjen e dhunës. Llogaria e Trump u pezullua përgjithmonë nga Twitter dy ditë pas sulmit 6 janarit në Kapitol të kryer nga disa prej mbështetësve të tij, pas pretendimeve se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar.

Por me 20 nëntor, Elon Musk vendosi të llogarinë e Donald Trump. Multimiliarderi e mori këtë vendim pas një sondazhi ku rreth 51% e votave ishin pro rikthimit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!