Për udhëtarët që prisnin të niseshin në destinacionet e tyre ka qenë e papritur situata e krijuar pas vendosjes së anulimi të fluturimeve në Rinas.
Duke raportuar nga Aeroporti Nënë Tereza, gazetarja e Abc News, Erblina Mile është shprehur se tashmë situata në Rinas është qetësuar disi. Qyetarët sipas saj tashmë janë më të qetë krahasuar me paraditen kur u njoftua pezullimi që kishte paqartësi dhe kaos.
Sa i përket udhëtimeve të anuluara, ajo us shpreh se ende pritet një sqarim duke shtuar se qytetarët duhet të drejtohen në agjencite ku kanë marrë biletat dhe të interesohen. Nuk dihet ende nëse do të ketë rimbursime të biletave apo nëse qytetarët dot të dërgohen në linja të tjera.
Më herët gjatë ditës së sotme, qytetarët nga Rinasi shpreheshin të revoltuar se askush nuk u kishte dhënë informacion se çfarë do të ndodhte me biletat. Shumica prej tyre madje kërkonin që t’i lejonin që të largoheshin pasi “ata po shkonin drejt zonës së rrezikut për të ndenjur atje.”