Pezullimi i AstraZeneca-s, Italia: Një hap prapa në procesin tonë të vaksinimit

schedule15:47 - 19 Mars, 2021

schedule 15:47 - 19 Mars, 2021

Italia shpreson të përshpejtojë  fushatën e vaksinimit pas pauzës së përkohshme në administrimin e vaksinës AstraZeneca, sipas Institutit Shëndetësor Italian.

“Ne kemi vaksinuar rreth 200,000 persona në ditë, prandaj pezullimi ishte një pengesë,” tha Giovanni Rezza.

“Ne e dimë që do të duhet të rikuperojmë atë numër vaksinash që humbëm, por do të duhet të dyfishojmë  ritmin,” shtoi Rezza, duke iu referuar 500,000 vaksinave që Italia “humbi” për shkak të pezullimit të vaksinës AstraZeneca.

Italia, si shumë vende të tjera europiane, vendosi të pezullonte AstraZeneca  pas disa shqetësimeve se kishte shkaktuar mpiksje gjaku te disa pacientë.

“Përfitimet e vaksinës AstraZeneca tejkalojnë rreziqet, dhe vaksina është e sigurt dhe efikase për çdo grupmoshë. Nuk shoqërohet me një rritje të rreziqeve të mpiksjes së gjakut, ”tha të premten drejtori i rregullatorit të barnave në Itali, AIFA, Nicola Magrini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!