Pezullimi i 5 punonjësve të policisë në Fier/ AMP ndan detaje: Justifikonin shkelësit e Kodit Rrugor

schedule14:30 - 1 Shkurt, 2024

schedule 14:30 - 1 Shkurt, 2024

Pas një hetimi të nisur nga AMP, pesë punonjës policie janë pezulluar në Fier, pasi abuzuan me detyrën  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dhënë detaje lidhur me punonjësit e policisë, të cilët gjatë kryerjes së detyrës funksionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin falsifikimin e praktikave për ndjekjen e procedurave të mjeteve të shpallura “Alert”.

Sipas AMP, ata paraqisnin fakte të rreme dhe duke mos pezulluar lejen e drejtimit të shkelësve të Kodit Rrugor.

Postimi i plotë i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ndaj 5 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave”, si më poshtë vijon;

–  Komisar me detyrë Shef Seksioni i Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

–  Nënkomisar me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Specialist në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Durrës, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, aktualisht mban detyrën e Specialistit për Rendin, në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Kukës, në DVP Kukës.

–  Nënkomisar me detyrë Specialist Shërbimi në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

–  Nënkomisar me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Specialist Shërbimi në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

–  Nënkomisar me detyrë Specialist Shërbimi në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Vendimi i Gjykatës erdhi në funksion të Procedimit Penal të vitit 2023, hetuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky procedim është ndjekur duke përdorur metoda të posaçme të hetimit, nga ku u dokumentua me prova se punonjësit e policisë, gjatë kryerjes së detyrës funksionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin falsifikimin e praktikave për ndjekjen e procedurave të mjeteve të shpallura “Alert”, duke paraqitur fakte të rreme dhe duke mos pezulluar lejen e drejtimit të shkelësve të Kodit Rrugor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!