Pezullime tek inferioret, Disiplina publikon dënimet e dhëna

schedule13:42 - 29 Maj, 2021

schedule 13:42 - 29 Maj, 2021

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur dhe ka marrë disa vendime, që lidhen me klubet e Kategorisë së Dytë. Dueli në play-off mes Labërisë dhe Devollit ka pasur problematika, që janë shoqëruar edhe nga dënime prej organit disiplinor në FSHF.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS – Zyrtari i KF Devolli, Miço Meka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria FC, Uiliard Seferaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Devolli, Alatin Ametlli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të Sh.F.Pepa U13, Luis Miftari, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Sopoti, Besnik Kola, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!