Petrit Vasili: Rama po bën fushatë me vaksinat, dozat kineze nuk janë të sigurta

schedule16:41 - 30 Mars, 2021

schedule 16:41 - 30 Mars, 2021

LSI akuzon kryeministrin Edi Rama dhe socialistët se po e përdorin vaksinimin për fushatë. Petrit Vasili thotë se vaksinat nuk janë të “Rilindjes” dhe se Edi Rama, sipas tij u ka borxh shqiptarëve 140 milionë euro, që qytetarët i kanë paguar për t’u kuruar nga COVID-19.

Në Shqipëri prej së dielës po injektohen masivisht vaksinat kineze dhe ruse, për të cilat Vasili shprehet se janë të pa certifikuara nga EMA dhe FDA.

Rama ju detyrohet 140 milion euro shqiptareve, qe kane paguar per tu kuruar nga COVID! Pacipesisht Rama dhe rilindasit bejne reklama elektorale per Partine Socialiste me vaksinen e COVID, a thua se vaksinat jane te rilindjes dhe jo detyre ndaj te gjithe qytetareve pavarsisht se ke ata votojne. Dhjetra e dhjetra mije qytetare kane paguar miliona leke per tu kuruar per COVID dhe nuk kane marre asnje lek nga qeveria e Rames.

140 milion Euro kane dale nga xhepat e shqiptareve per tu kuruar nga COVID. Po per 140 milion eurot Rama dhe rilindasit nuk bejne as reklama as spote pavarsisht se dhjetra mijra shqiptare jane zhytur ne borxhe deri ne fyt.

Çdo dite qindra e mijra shqiptare vazhdojne te hyjne ne borxhe pasi qindra infektohen perdite, pavarsisht nga ulja drastike kriminale e testimeve per COVID! Turma dhe grumbuj me dhjetra te moshuar, qe rrezikojne te infektohen, qendrojne ne mes te sheshit dhe presin per vaksinim!

Dhe kane fytyre e gjobisin mijra qytetare per grumbullime. Nga ana tjeter ju injektojne qytetareve Vaksina:

1.pa siguri mjeksore te provuar.

  1. te paçertifikuara nga EMA(Agjencia Europiane e Barnave) dhe nga FDA Amerikane.

3.Me mbulim shume te ulet vetem 50%.

4.Te blera ne Turqi dhe Emiratet duke refuzuar ne menyre te dyshimte te bashkepunimin direkt me prodhuesit e vaksinave ne Kine dhe Rusi megjithe gadishmerine publike te Ambasadave përkatëse” shkruan Vasili.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!