Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një sërë kritikash në lidhje me mënyrën sesi qeveria është duke e menaxhuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi.
Kritikat Vasili i bën për mënyrën sesi kryeministri Rama flet, për karantinën, testet, paketës financiare, gjendjes së ekonomisë si dhe dënimeve që parashikohen në Kodin e Ri Penal.
Vasili thotë se ekonomia “po shkatërrohet përpara syve tanë për shkak të një kryeministri demagog, mbështetja financiare e ofruar nga qeveria është më e ulëta në gjithë Ballkanin ndërsa karantinën e cilëson si idiote.
Postimi i plotë:
Lojrat dhe gjuha alla Place Pigalle e Rames, problemi i tij dhe jo i yni!
Vulgariteti dhe banaliteti provokativ i gjuhes se Rames eshte i njejte me ate, qe zhurmon ne Place Pigalle ne Paris.
Ne Pigalle provokimi prostituiv eshte i justifikuar dhe fama e trishte e atij sheshi lidhet pikerisht me funksion, qe ai ka.
Gjuha dhe lojrat alla Pigalle te Rames dhe prostituimi politik nuk jane problemi yne. Ato jane e mbeten problemi i tij dhe i njolles se erret mbi të, qe vetem zmadhohet e nxihet drejt te zezes.
Baderdia dhe hajduteria me gjoja tendera sekrete, me tendera qe blejne materiale trefishin e tregut, me tendera qe shperdorojne paturpesisht miliarda edhe ne kohe kaq te veshtira ky eshte problemi.
Karantina idiote ne vend te testimeve, kufizimet qe nuk prodhojne asnje rezultat epidemiologjik kunder coronavirusit ky eshte problemi.
Ekonomia, qe po shkaterrohet perpara syve tane per shkak te nje kryeministri demagog dhe te kapur si dhe mjerimi i qytetareve, qe thellohet tragjikisht ky eshte problemi.
Mbeshtetja financiare e qeverise se Rames eshte me e ulta ne te gjithe rajonin e Ballkanit qofte per qytetaret qofte per bisneset, ky eshte problemi.
Paketa gjoja ndihme qe shkruhen ne leter dhe nuk arrijne kurre tek qytetari ky eshte problemi.
Dhunimi e shkelja e Kushtetutes dhe ligjit me denime, gjoba e sekuestrime arbitrare ky eshte problemi.
Ligje e urdhera te paligjshme, qe zbatohen kunder qytetareve pa hyre ende ne fuqi e pa u botuar as ne fletoren zyrtare ky eshte problemi.
Dhjetra mijra gjoba e denime te paligjshme, qe bejne sikur falen nga Edi Rama ne vend qe te hetohet e gjykohet ai vete per shperdorim detyre ky eshte problemi.
Nxjerrja idiote e ushtrise ne rruge me autoblinda e tanke pa shpallur gjendjen e jashtezakonshme ky eshte problemi.
Antishteti i kryeministrit, qe kthen ne rrecke kushtetuten ligjin dhe institucionet ky eshte problemi.
Lojrat alla Pigalle te KM u shkojne per shtat vetem meshkujve te vegjel si ai, ndaj perbuzini dhe lerjani vetem atij.