Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Petrit Vasili: Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformës Zgjedhore!

schedule14:43 - 20 Shkurt, 2020

schedule 14:43 - 20 Shkurt, 2020

Tryeza e sotme për Reformën Zgjedhore duket se është zhvilluar me debate. Në mbledhjen e sotme u diskutua për Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor. Opozita ka parashtruar draftin që parashikon moratorium 4-vjeçar nga vettingu për gjyqtarët e zgjedhjeve.

Ndërkohë, ashtu siç u shpreh Oerd Bylykbashi se ky propozim u prit ashpër nga mazhoramca. Të njëjtën gjë pohon edhe përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë.

Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale shprehet se “Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore”.

Komenti i Vasilit: 

Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore!

Eshte e qarte qe Gjiknuri dhe Rama kane vetem nje mision te bllokojne reformen zgjedhore.

Gjiknuri kerkon te bllokoje tranparencen e votes se lire dhe te ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste per reformen ne drejtesi dhe shashkave propagandistike bajate.

Gjiknuri kerkon te pengoje propozimet e opozites se bashkuar per reformen zgjedhore, per pastrimin e zgjedhjeve te ardhshme nga llumi i turpit te dosjes 184 dhe 339.

Gjiknuri e Rama si peng te “çunave problematike” te Dibres dhe te Shijakut kane vetem nje interes ate qe te bllokojne me cdo forme reformen zgjedhore.

Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjiknurit te sjelle furgonin e “çunave problematike”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!