Festivali Ndërkombetar i Kitarës përmbyllet në skenën e Amfiteatrit me koncertin e kitaristit të njohur Petrit Çeku.
Megjithëse kitara fillesat i ka si instrument klasik, sot njihet më fort për ritmet e popit. Artisti nga Kosova, Petrit Çeku rivjen pas 5 vitesh në Tiranë për të performuar në skenën e amfiteatrit. Artisti është i lidhur ngushtë me muzikën që në moshën 9-vjeçare do të sjellë një repertor të pasur të kompozitorëve klasik.
Koncerti do të mbahet thuajse në të njëjtën orë me protestën e opozitës, por për artistin kjo nuk do të thotë asgjë. Ai mban mbi 100 koncerte brenda vitit në vende të ndryshme të botës, por ky në Tiranë është i veçantë, pasi mes spektatorëve ka edhe miq të tij artistë.
Artisti shqiptar ka një axhendë të mbyllur koncertore edhe për 2020-n. Ai performon anë e kënd botës nga Ballkani, Europa dhe Amerika./ABC News Albania 24/7