Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka filluar një vizitë dyditore sot në Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar për Gazetën Express se i ka dhënë leje Petkoviçit për vizitën e tij.
Sipas mediave serbe, Pekovi# sot do të qëndrojë në Shtërpcë ku do të takohet me krerët e kësaj komune, si dhe më pas me të rinj dhe anëtarë të shoqatës kulturore artistike.
Petkoviç më pas ka në plan të mbajë edhe një fjalim para qytetarëve dhe të japë ndihma për një familje. Gjithashtu, Petkoviç do të takohet edhe me përfaqësues politikë të Listës Serbe. Ndërsa ditën e dytë ai do ta kalojë në komunën e Zubin Potokut.