Petkoviç sulmon ambasadorin gjerman: Përfaqësuesi nuk po thotë të vërtetën

schedule22:58 - 4 Gusht, 2022

schedule 22:58 - 4 Gusht, 2022

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka kritikuar ambasadorin gjerman në Kosovë Johan Rhode.

Në komentin e tij Petkoviç thekson se përfaqësuesi gjerman nuk po e thotë të vërtetën sa i përket vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse.

“Përfaqësuesi gjerman në Prishtinë nuk po thotë të vërtetën! Si ndodh që shkelja e marrëveshjes dhe lëvizjet e dhunshme të @albinkurti të jenë legjitime? Sa është legjitime heqja e targave? Si ndodh që përfaqësuesi gjerman në Prishtinë heshti për këtë?”, shkroi Petkoviç.

Petkoviq shtoi se nuk ka mundësi që sic e quan ai ‘konfiskimi i dokumenteve personale të serbëve’ të jenë legjitime.

“Si ka mundësi që është legjitime konfiskimi i dokumenteve personale nga serbët në K&M? Ku e thotë kështu? Çfarë ndodhi me themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe të cilën serbët e kanë pritur për gati 10 vjet, e cila është e vetmja gjë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit?”, tha ai.

Ai mori guximin edhe ta qortojë Gjermaninë, duke thënë se nuk bëri asgjë për themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe.“Pse Gjermania nuk bëri asgjë për Asocacionin? Përpara çdo interpretimi të njëanshëm, lexoni me kujdes marrëveshjet e mëparshme!”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!