Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç nuk është lejuar të futet në Kosovë për të marrë pjesë në një ceremoni fetare në Manastirin e Deçanit që ishte planifikuar për ditën e nesërme.
Vizita e Petkoviçit ishte planifikuar të jetë dy ditore por të njëjtit autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë, njofton kjo zyrë.
Në një komunikatë të kësaj zyre thuhet se do t’i informojnë faktorët ndërkombëtarë për ndalimin e fundit të Petkoviçit përfshirë edhe Emisarin Lajçak i cili sot qëndron në Serbi.