Petkoviç: Qëllimi i Kurtit është të çojë në tensione të reja duke hapur urën

schedule15:35 - 28 Prill, 2023

schedule 15:35 - 28 Prill, 2023

Drejtori i Zyrës për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Petar Petkoviç pretendon se qëllimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është që të krijojë tensione dhe provokime të reja në kurriz të serbëve në veri të Kosovës si dhe po bën gjithçka për të shpëtuar nga Asociacioni.

“Albin Kurti sot ka treguar pa mëdyshje se dëshiron dhe ëndërron luftën dhe të sjellë në konflikt në veri të Kosovës. Për këtë ai po përdor përfaqësuesit dhe këshilltarët e tij jolegjitimë në veri të Kosovës”, ka thënë ai. Ai ka shtuar se për këtë “lëvizje luftarake” të fundit të Kurtit ka njoftuar menjëherë të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, si dhe ndërmjetësuesin në dialog, Miroslav Lajçak.

“Ne presim që ata të frenojnë Kurtin, i cili po bën gjithçka që të shpëtojë nga detyrimi për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe dhe për të penguar dialogun në Bruksel më 2 maj. Nuk ka përparim apo normalizim të marrëdhënieve përderisa Kurti bën lëvizje të tilla të njëanshme me të cilat dëshiron ta fusë në gjendje lufte tërë veriun e Kosovës dhe i takon perëndimit të parandalojë lëvizje të tilla të Prishtinës”, tha Petkoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!