Petkoviç: Albin Kurti bën veprime të çmendura, përgjegjës për destabilizimin e situatës

schedule15:27 - 22 Shtator, 2021

schedule 15:27 - 22 Shtator, 2021

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është përgjegjësi për destabilizimin e situatës në Kosovë.

“I vetmi person që avokon hapur destabilizimin e situatës në Kosovë është Albin Kurti, i cili me lëvizjet e tij të çmendura dëshiron të shkatërrojë paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi në rajon”, tha Petkoviç.

Në një deklaratë për shtyp, ai theksoi se “si planifikon të negociojë Albin Kurti, ndërsa ai shkon te njerëzit me, automjete të blinduara, snajperistë dhe gaz lotsjellës”.

“Beogradi zyrtar gjithmonë ka theksuar se është gati për bisedime dhe dialog, por çfarë lloj dialogu është ky ndërsa Prishtina mban snajperistë dhe armë të gjata te populli ynë dhe ndërsa liria e tij e lëvizjes po mbrohet brutalisht? Një kompromis mund të arrihet në bisedime, por jo dhe me politikën e dhunshme dhe agresive të Prishtinës, le të jetë e qartë për të gjithë”, thekson Petkoviç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!