“Petët e lakrorit të rilindjes”, Bushati për krizën në energji: Flisni për strategji e bëni vjedhje

schedule14:20 - 28 Prill, 2022

schedule 14:20 - 28 Prill, 2022

Duke komentuar raportin e ERE për sektorin e energjisë, deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, i cilësoi me ironi si “petët e lakrorit’.

Nga foltorja e Kuvendit, Bushati tha se raporti e thotë qartë se ka pasur keqmenaxhim të kaskadës së Drinit. Sipas deputetit, qeveria e quan këtë sektor strategjik, por i bën vjedhje metodike.

Lexo edhe: Ahmetaj: Në 2008 qeveria nuk mori asnjë masë për krizën, ne sollëm paketën e rezistencës

“Ka pasur keqmenaxhim të kaskadës së Drinit. E pranon qartësisht raporti i ERE. Kjo është vetëm njëra nga petët e lakrorit. Peta e dytë ka të bëjë me liberalizimin.  Raporti është i 2021. Sot ka 8 operatorë që marrin furnizim nga tregu i lirë. Kanë dalë që në 2012. Asgjë nuk është bërë për liberalizimin e tregut. OSHEE nuk lidh marrëveshje me operatorët privatë. Është raporti i 2021.

Peta e tretë,e inceneratorëve. Deri më tani nuk janë paraqitur në ERE të dhëna faktike për inceneratorin e  Elbasanit.

Peta tjetre diversifikimit. Ke zero kilovat nga eolikët. Asnjë impiant i madh. Këto janë petët e lakrorit të rilindjes, petës e tortës energjitike. Atij sektori që e konsideroni strategjik, por i bëni vjedhje metodike”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!