Peter Stano: Një krizë e re nuk është e domosdoshme në Kosovë

schedule14:45 - 31 Maj, 2024

schedule 14:45 - 31 Maj, 2024

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka reaguar pas deklaratave për vendimin për të hapur urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ai ka theksuar se çdo vendim duhet të merret në kuadër të dialogut në Bruksel dhe tha se BE synon që të parandalojë një krizë të re në Kosovë.

“Ne jemi shumë të interesuar të parandalojmë një krizë tjetër. Tashmë ka pasur shumë kriza dhe shumë pak zgjidhje dhe hapa që çojnë në përshkallëzim,” tha Stano.

I pyetur se si do ta komentonte njoftimin e Prishtinës se do të hapet së shpejti, Ura mbi lumin e Ibrit; ai tha se gjithçka duhet të realizohet në kuadër të dialogut.

Në konferencën për media në Bruksel ka theksuar se hapja e urës në Mitrovicë është temë e dy marrëveshjeve të vitit 2015 dhe 2016, që janë arritur në kuadër të dialogut, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!