Komediani i njohur amerikan, Pete Davidson ka marrë një vendim që do ju habisë të gjithëve. Ai ka vendosur që të heqë çdo tatuazh nga trupi i tij.
Nuk dihet ende nëse ky vendim ka ardhur sepse e ndjen veten më të rritur tashmë, apo nuk do që në moshën 80-vjeçare ta shohë trupin e tij plot tatuazhe.
Ai aktualisht është në procesin e heqjes, që tingëllon shumë, shumë e dhimbshme.
Ky lajm ka qarkulluar dhe një muaj më parë, por ndjekësit nuk besonin se Davidson do ta bënte një gjë të tillë. Por, ja që rezultoi lajm i vërtetë./e.b-abcnews.al