“Petale”, 4 këngët e zemrës së Marsela Çibukaj, rrëfimi i veçantë i këngëtares në “ABC e Mëngjesit”

schedule09:31 - 17 Prill, 2024

schedule 09:31 - 17 Prill, 2024

Këngëtarja Marsela Çibukaj ka bërë një rrëfim të veçantë, në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, për albumin e saj të ri të titulluar “Petale”.

Mes miqve dhe të afërmve, këngëtarja e dashur shqiptare ka prezantuar albumin “Petalet” të mbushur me nota dashurie.

“Njëra nga këngët duket sikur vjen nga e kaluara, qoftë në stil qoftë në historinë që ajo tregon. Është me një gjuhë që flitet më pak nëpërmjet këngëve. Albumi titullohet “Petale” dhe është vërtet si një letër dashurie”, u shpreh Çibukaj.

Gjatë kësaj interviste këngëtarja ka rrëfyer detaje nga këto të reja,  të veçanta dhe plot ngjyrë.

“Këtë vit unë mbush 25 vite që merrem me muzike dhe jam mësuar që këngët t’i trajtoj në anglisht, sepse më duket sikur janë të miat që në fillim. Më vjen mirë kur dëgjoj vlerësimet nga miqtë e mi apo ambasadorë. Unë nuk bëj kurrë atë artisten që thotë, – “këtë kurrë në jetën time”. Unë më shumë shijoj këngën. Po vë në diskutim pse jo, sepse mund të përqafoj zhanera të tjera që publiku nuk i ka dëgjuar nga zëri im. Të katërta këngët janë këngë dashurie dhe vijnë me dritëhije të ndryshme. “Petale” është kënga ime e preferuar sepse më çon mbrapa në një periudhë pak më të vjetër, ndoshta në një “Napoli të luftës”. Ndërsa kënga as “Engjëll as dreq” ka një përshkrim shumë të afërt me atë që është edhe karakteri im. Brenda Marselës elegante të qetë e pjekur është edhe Marsela, pak më ngacmuese, më “dreq”, apo e “mërzitshme”, është shprehur ajo. Këtë album e kam dashur fort dhe një dëshirë dhe kërkesë që kam shprehur tek artisti Sardi Sulaj. Dhe ka shkruar për këtë projekt. Janë edhe dy djem të rinj. Një grup artistësh të rinj që jam e bindur që do të përqafohen. Vitmari është i lumtur për arritjen time dhe më nxit të fokusohet tek këngët e reja”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!