Erzeni u mposht nga Bylisi në sfidën e javës së 6-të të kampionatit shqiptar, teksa shijakasit humbën 4-1.
Kjo ishte dhe disfata e parë e tyre në kampionat për këtë sezon, teksa kjo humbje kreu me këmbë në tokë skuadrën shijakase.
Sipas “Panorama Sport”, pas kësaj humbje, kryebashkijaku i Shijakut, Elton Arbana ka zbritur në fushën e blertë, duke vizituar skuadrën në stërvitje, ku ka zhvilluar dhe një analizë me skuadrën e stafin teknik.
Ai gjithashtu ka dhënë mesazhe optimiste për lojtarët, duke kërkuar natyrisht reflektim pas humbjes në Ballsh. Drejtuesit e ekipit, së bashku me donatorët, i kanë qëndruar pranë ekipit këto momente, me fokusin tek Egnatia. /f.a/abcnews.al