Pëson infarkt në stadium, ndërron jetë kryebashkiaku i Rrogozhinës

schedule15:55 - 22 Shkurt, 2020

schedule 15:55 - 22 Shkurt, 2020

Ka ndërruar jetë krejt papritur në moshën 51-vjeçare kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Burimet thanë për abcnews.al se Memolla kishte shkuar në Peshkopi për parë ndeshjen Korabi-Egnatia.

Gjatë pushimit të ndeshjes, ai është ulur në kafe me kreun e bashkisë së Dibrës ku ka shfaqur probleme shëndesore. Ai është dërguar me urgjence në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se Memomalla ka pësuar infarkt të miokardit.

Gazetari Neki Feta tha se kryebashkiaku u transportua në spital dhe rreth orës 15:00 ku ndërroi jetë. Lajmi konfirmohet nga mjekët e urgjencës të spitalit të Dibrës.

Ai u zgjodh në krye të bashkisë së Rrogozhinës nën siglen e PS-së në votimet e 30 qershorit 2019. Më herët Memolla ka qenë n/kryetar i kësaj bashkie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!