Pëson dëmtim të rëndë te Juventusi, Vrioni nuk i shpëton dot operacionit

schedule20:18 - 27 Nëntor, 2020

schedule 20:18 - 27 Nëntor, 2020

Giacomo Vrioni ka pësuar një dëmtim të rëndë. Seanca stërvitore e ditës së sotme me Juventusin, ka qëlluar fatale për sulmuesin e kombëtares shqiptare.

22-vjeçari ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë. Operacioni është i paevitueshëm dhe Vrioni do të kryejë nesër ndërhyrjen kirurgjikale.

Lojtari i lindur në Itali, ka shënuar 1 gol në 4 takimet e luajtura me Juventus U23, teksa debutoi me ekipin e parë në barazimin 1-1 ndaj Hellas Verona. /abcnews.al